Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    108 vjetori i vrasjes së Isa Boletinit, flet stërnipi i heroit kombëtar

    23/01/2024 18:48
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gazmend Boletini, stërnipi i heroit kombëtar Isa Boletini, në një lidhje direkte në TV Dukagjini për 108 vjetorin e vrasjes së tij, ka thënë se fati i madh është se jeta dhe vepra e heroit është përcjellur nga nipi i tij, Tafil Boletini.

    “Fati i madh është se jeta dhe vepra e Isa Boletinit është përcjellur nga nipi i tij, Tafil Boletini…Momenti i vrasjes së Isa Boletinit është përcjellur dhe shkruar nga dokumentet dhe kujtimet e Tafilit, i cili edhe më vonë edhe Institutet e Historisë e kanë profesionalizuar ngjarjen e madhe të vrasjes së tij”, ka thënë stërnipi i heroit, Isa Boletini.

    “Sa i përket vrasjes së tij dihet shumë mire që ai është lindue më 17 janar, në tekste mësimore thuhet se ka lindur më 15 janar, por familja e dimë që ka lindur më 17 janar. Në janar ka lindur dhe në janar është vrarë. Dihen rrethanat politike dhe situate politike e Shqipërisë…”, ka thënë Boletini.

    Stërnipi i tij ka treguar se heroi Isa Boletini fillimisht ishte tradhëtuar në Shkodër nga ambasada franqeze e asaj kohe.

    “E cila kishte pasur një marrëdhënie të mirë, raporte të shkëlqyeshme me Janko Nikotiqin, njëherit ishte edhe kunati i Kranikolës që ishte ministër i Brendshëm i Malit të Zi asaj kohe. Marrëveshja me tradhëti e bindi ‘renopartin’ e Tivarit dhe në momentin kur zbriti në Tivar, Isa me dy djem, nipërit, miqtë nga Radisheva, kushëririn nga Isniqi dhe dhëndri, policia malazeze e shoqërojnë sa më thellë territorit malazez. i vendosin në një shtëpi shqiptare për t’i kontrolluar sa më mirë Isa Boletinin…”, ka rrëfyer ai.

    Stërnipi i heroit kombëtar është shprehur i lumtur sepse Isa Boletini ishte përkujtuar sot në të gjitha gazetat shqiptare. “Ne i kemi të gjitha të dokumentuara për vrasjen e tij”, është shprehur ai.

    Këtë të martë, janë bërë 108 vjet që nga vrasja e Isa Boletinit.

    Heroi kombëtar, Isa Boletini është lindur më 15 janar 1864 në kullën e Boletinëve, afër Mitrovicës. Ai u vra pabesisht nga malazezët në Podgoricë më 23 janar 1916.

    Artikuj të ngjashëm

    Arifi: Kurti dhe Rama nuk më çojnë mallin e Isa Boletinit dhe Ismail Qemalit

    Publikohen fotografitë e mustaqeve të Adem Jasharit dhe kockat e gishtit të Isa Boletinit

    Veseli për betimin e kryetarëve në Veri: Po të ishte Isa Boletini gjallë do t’i ndiqte me stupc

    Të Fundit

    Moti për sot dhe ditët tjera

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.