1 mijë e 132 raste të dhunës në familje të raportuara vetëm nga janari e deri në qershor të këtij viti

Rastet e dhunës në familje në Kosovë po shënojnë rritje.

Vetëm nga fillimi i këtij viti deri në qershor, janë raportuar plot 1132 raste të dhunës në familje, 122 raste më shumë se vitin e kaluar për të njëjtën periudhë kohore.

Sipas statistikave të policisë të siguruara nga Klankosova.tv, muaji qershor i këtij viti, ka qenë muaji me më së shumti raportime të këtyre rasteve, me plot 235. Ndërkaq muaji me më së paku raste të raportuara ka qenë muaji shkurt, me 148.

Në anën tjetër, vitin e kaluar nga janari deri në dhjetor janë raportuar 2069 raste të dhunës në familje, ku në muajin gusht janë raportuar më së shumti raste me gjithsej 217 të tilla, ndërkaq shifrën më të ulët të këtyre rasteve e mban muaji tetor me 147.

Më poshtë gjeni rastet e raportuara të dhunës në familje në Policinë e Kosovës për periudhën janar/ dhjetor 2020 dhe janar-qershor 2021:

Reklama